Ministrja e Arsimit: Ja si do të veprohet me plagjiaturat në universitet!
E Martë 26 Mars 2019, 22:10
Dritare.net
“Më kanë pyetur një grup studentësh nga Shkodra sesi do të goditet fenomeni i plagjiaturave në universitet, e ata thanë se vetë grupet e punës brenda universitetit nuk mund të godasin veten. Iu kam thënë se ne si Ministri e Arsimit nuk mund të ndërhyjmë dot si policë. Ne kërkojmë nga studentët që të jenë të pranishëm në konferencat ku do të shihen plagjiaturat. Duam ndihmën e studentëve edhe në shitjen e librave nga pedagogët. Në rast se ka denoncim nga studentët ne do të veprojmë. Inkurajojmë studentët. Denoncimet ju lutem të bëhen me prova dhe ne do të veprojmë.",- u shpreh Shahini./K.C/dritare.net