Ministrja Denaj: Politikat fiskale do të ndryshojnë çdo tre vjet
Dritare.net
"Në këtë aspekt, ne jemi duke punuar edhe për të parë se si politikat tona fiskale në vite kanë ndikuar në zhvillim ekonomik. Aty ku ka funksionuar dhe është marrë output të vijohet dhe të shikohet se si kjo mund të rritet, aty ku nuk ka funksionuar të mund të ridimensionohet. Çdo vijueshmëri do të jetë për projekt afatmesëm, 3-vjeçar deri në 5-vjeçar, pasi kjo krijon një qëndrueshmëri më të lartë. Ne do ta kemi në fokus nga korriku i këtij viti, me aprovimin e ligjit të ri që do të jetë në Parlament shpresoj shumë shpejt, ku roli i ri i MFE për monitorimin e PPP-ve, që është një shqetësim i vazhdueshëm ndoshta edhe nga mediet, do të jetë një rol më i shtuar dhe do të kërkojë të mitigojë risqet që mund të lidhen me efektet buxhetore.",- tha Denaj./K.C/dritare.net