Ministri teknik i PD paralajmëron drejtorët e Policisë: Do mbani përgjegjësi
E Premte 16 Qershor 2017, 15:03
Dritare.net
Ministri i Punëve të Brendshme Dritan Demiraj kërkoi nga Policia e Shtetit përmbushjen e të gjitha përgjegjësive ligjore që i jep ligji dhe nuk është e nuk do të jetë e toleruar mbështetja e subjekteve politike nga efektivë me uniformë. "Çdo tolerim ndaj këtij fenomeni do të penalizohet rreptësisht dhe i gjithë zinxhiri drejtues i policisë së shtetit do të mbajë përgjegjësi sipas përcaktimeve të ligjit", tha Demiraj.
Ministri i Punëve të Brendshme vlerësoi rezultatet e policisë së Shtetit në luftën e përditshme dhe pa kompromis ndaj kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.