Ministri publikon foton e Nexhmije Pagarushës nga shtrati i spitalit
Dritare.net
Ajo është shtruar me urgjencë në spital mbrëmjen e djeshme, pas një komplikimi me shëndetin.
Deri më tani nuk është bërë publike në media shkaku i dobësimit shëndetësor të bilbilit të këngës shqipe, ndërsa ministri Gashi shprehet se ajo ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Gashi shkruan në Facebook, pas vizitës:
E vizitova krenarinë kombëtare, bilbilin e këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha, dhe u interesova personalisht për gjendjen e saj shëndetësore dhe ndjehem jashtëzakonisht i lumtur e i gëzuar që ajo është në gjendje të mirë dhe nuk ka pësuar ndonjë lëndim serioz. I dëshiroj shërim sa më të shpejtë këngëtares dhe në anën tjetër dua të falënderoj tërë ata që janë përkujdesur për shëndetin e saj, që nga stafi mjekësor edhe studentet që kanë ndërhyrë për ta ndihmuar këngëtaren tonë të madhe./d.m-dritare.net .