Ministri i socialistëve: Serbia vendi më tërheqës për investime në rajon
Dritare.net
"Vizita e Presidentit te Turqise, Erdogan ne Beograd keto dite i shoqeruar nga 70 biznesmene te fuqishem si dhe premtimi per te investuar 5 miliarde USD ne vitet e ardhshme ne Serbi, duket se kane befasuar shume vete ne vendin tone...
Por, jo me larg se 3 vjet me pare, Presidenti i Rusise premtoi gjate vizites ne Beograd se investimet ruse ne Serbi do te arrijne shume shpejt ne mbi 5 miliarde USD.
Nuk mbeten prapa as vendet arabe, me ne krye Emiratet e Bashkuara, te cilat kane forcuar lidhjet ekonomike dhe investimet ne tregun serb ne shifra prej disa miliarde USD.
Nderkohe, kreu i Komisionit Europian, Juncker deklaroi para ca ditesh se Mali i Zi dhe Serbia kane realisht shance te behen pjese e Europes se Bashkuar brenda vitit 2027.
Nga nje vend i izoluar nje dekade me pare, me ekonomi ne kolaps dhe probleme te medha sociale, Serbia sot eshte kthyer ne qendren kryesore ekonomike dhe politike te Ballkanit Perendimor, aq sa kompania konsulente norvegjeze Emisoft do te shprehej e entuziazmuar se "Serbia eshte vendi me i mire per investime ne rajon".
Ndersa Shqiperia dhe shqiptaret duket se per fat te keq po e humbasin peshen politike qe kishin siguruar ne fillim te ketij shekulli ne rajon, duke humbur shance pa fund ne perpjekjet e tyre sizifiane per t'u integruar ne Bashkimin Europian"./dritare.net