Ministri i Brendshëm flet për video-skandalin e policit: S’ka denoncues, po e kërkojmë

Pas publikimit të video-skandalit ku shefi i policisë së zonës Grumirë, Berhan Bajraktari, ngacmonte seksualisht  një 15-vjeçare, ministri i Brendshëm ka shkuar sot në Malësi të Madhe.

Sandër Lleshaj, në këtë vizitë, është i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marianaj dhe Drejtori i Policisë së Shkodrës, Vehbi Bushati.

Lleshaj foli për gazetarët dhe tha që polici është fytyra e të gjithë Shqipërisë dhe për këtë rast nuk ka denoncues

LEXO DHE :  Berisha jashtë Parlamentit. Spiropali: E lehtë rruga, Sali!

“Ai është fytyra e gjithë shoqërisë shqiptare. Është fytyra jonë dhe e juaja. Polici është i arrestuar. Kemi që mbrëmë që kërkojmë denoncuesin dhe nuk ka denoncues. Polici mbahet i arrestuar në mënyre që të mos intimidojë askënd dhe ngjarjen”, tha ministri i Brendshëm.

Videoskandali ne Malesine e Madhe, Sander Lleshaj: S’ka denoncues on Vidnews.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.