Ministri grek flet për drogën: Ky problem quhet Shqipëri
E Enjte 15 Qershor 2017, 15:03
Dritare.net
Sipas tij Shqipëria është problemi kryesor i Greqisë sa i përket trafikut të drogës.
“Droga është një problem i madh, dhe ky problem quhet Shqipëri. Në gjashtë muajt e fundit kemi kapur rreth 10 ton kanabis që kalon nga kufiri shqiptar. Kjo është një situatë e papranueshme për një vend sovran, për një vend që dëshiron të quhet serioz, por që ka një problem të madh me kultivimin e drogës”, tha ministri grek Nikos Toskas në një intervistë për radion greke “Real FM”.