Ministri Gjerman për Evropën: Jemi pozitiv për negociatat, ftojmë Holandën dhe Francën të na bashkohen
Dritare.net
Roth ka thënë se Shqipëria ka bërë përpara përveç problemeve që mbeten me gjyqësorin.
Ai ftoi Hollandën dhe Francën që t’i bashkohen Gjermanisë në mbështetjen për dy vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Stabiliteti, paqja dhe demokracia luajnë një rol thelbësor për të gjithë ne në BE . Ja pse unë vlerësoj shumë përpjekjet që të dyja vendet kanë ndërmarrë për të forcuar sundimin e ligjit, pavarësinë e gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit. Gjermania është gati, qeveria gjermane është gati të mbështesë Shqipërinë dhe Maqedoninë në rrugën e tyre drejt BE. Ne jemi gati të dërgojmë dritën jeshile dhe do të inkurajoja miqtë tanë, Francën Hollandën që të na bashkohen. Mbetem optimist se do ta bëjnë këtë”, tha Roth.V.D/Dritare.net/
https://youtu.be/ao-YV6oeAQQ