Minatori: Duhet të kthesh timonin majtas se po ecën vetëm djathtas, ja si përgjigjet Rama!

Kryeministri Rama po zhvillon një interpelancë me Sindikatën e Minatorëve.

Gjatë interpelancës një nga minatorët i ka thënë drejtpërdrejtë Ramës që ai duhet të kthejë timonin majtas, sepse po ecën vetëm djathtas.

Minatori: Të lutem kthe timonin djathtas se po ecën shumë majtat. Janë rritur shumë taksat, mezi po marrim ilaçet. Taksat janë të domosdoshme, por janë shumë të larta për shtresën në nevojë.

Rama: Po e nis nga kjo e fundit, se ka një keqkuptim të madh për këtë çështje. Sot në Shqipëri ka një dallim të madh në aksesin ne medikamente të popullatës. Ne kemi hequr taksën për ilaçet. Unë të sfidoj të më thuash një takstë që kemi rritur për njerëzit në nevojë./ I.M-Dritare.net

Komentoni