Mimoza Hafizi: Ky kongres duhet të hapë garën në PS
Dritare.net
“Rast flagrant nëse nuk zgjidhet kryetari i partisë. Parimet duhet të respektohej, jo vetëm në bazë, por edhe në qendër. Ky kongres duhet të hapë garën e zgjedhjeve në PS, sipas statutit. A duam një PS më të mirë? Kjo varet tërësisht prej nesh, prej jush. Shqiptarët na presin për të mirën e atdheut të vet”, u shpreh Hafizi.
Ajo ka folur edhe për situatën në Shkodër dhe lënien e PS në duart e aventurierve, siç i quajti ajo.
“Drejtimi nga qendra në Tiranë nuk ka arritur të ndihet në Shkodër. Në Shkodër ka pasur kryetarë të komanduar dhe shkarkuar, asnjë konsultim. Për vite të tëra në 10-vjeçarin e fundit, PS e Shkodrës u la në dorë aventurierësh që sot janë në derë të drejtësisë. Aventurierë pa asnjë lidhje me PS, përveç lidhjeve ekonomike dhe politike. Janë dhe këto arsyet e humbjes së zgjedhjeve të kaluara lokale. Unë kam qenë e përjashtuar nga rrethi i njerëzve vendimmarrës në Shkodër. Nuk më është lënë asnjë zonë përgjegjësie politike në Shkodër. Kjo situatë me Shkodrën më ka motivuar fort edhe në veprimin e ndërmarrë së fundi, për respektimin e normave të demokracisë dhe kolegjialitetit, për një parti më të mirë, për një qeverisje më të mirë. Unë besoj se kushdo prej jush që e ka ndjekur me vëmendje veprimin e ndërmarrë prej nesh, duhet ta ketë quajtur të dobishëm”, theksoi Hafizi.