Milot / Po lahej në lumë me shokët, mbytet 14-vjeçari
E Premte 10 Gusht 2018, 11:11
Dritare.net
Një 14-vjeçar ka humbur jetën ditën e djeshme, pasi është mbytur në lumin Mat teksa lahej me shokët.
14-vjeçari kishte shkuar së bashku me shokët e tij në vendin e quajtur “Ura E Zogut”, për tu larë në lum, por nuk ka mundur të dal i gjallë.
Trupi i pajetë i djaloshit është nxjerrë nga lumi pas kërkimeve të familjarëve dhe policisë. V.D/Dritare.net