Milo: Nëse mazhoranca është e sigurt se fiton, bujrum të shkojmë në zgjedhje
E Mërkurë 20 Mars 2019, 21:09
Dritare.net
Kryetari i Demokracisë Sociale, Paskal Milo i ftuar në emsionin "Arena" në RTV ORA është i mendimit se mazhoranca duhet të tolerojë. Madje sipas tij nëse ajo është e sigurt se fiton duhet të shkojë në zgjedhje.
Paskal Milo: Unë nuk jam dakord ta mohojmë krizën. Unë jam dakord që mazhoranca duke qenë në pushtet duhet të tregojë tolerancë. Duhet të tregojë që nëse është e sigurt se i fiton zgjedhjet prapë, bujrum të shkojmë në zgjedhje.
Nga ana tjetër unë po përsëris atë që e kam intuitën si politikan. Sa më shumë ti lëmë pa i dhënë zgjidhje aq më shumë do rëndohet, aq më shumë do paguajnë Shqipëria dhe shqiptarët. / I.M-OraNews