Ditën e djeshme një aktivist i PS, Alban Tafa, banues në Luz i Vogël të Kavajës, u dhunua nga katër simpatizantë të PD. Ai ka treguar në Polici se është dhunuar për shkak të bindjeve politike. Tafa është kasap në Kavajë dhe ka qenë pjesë e LSI, por së fundmi ka zgjedhur të bëjë fushatë për PS. Policia ka arrestuar tre nga sulmuesit, ndërsa i katërti është shpallur në kërkim