Mid’hat Frashëri, kthimi në shtëpi…” sot në ”Dritare me Rudinën”

“Mid’hat Frashëri, kthimi në shtëpi…” ky është titulli i emisionit të sotëm “Dritare me Rudinën”, pak orë përpara se eshtrat e tij të rivarrosen në Shqipëri 69 vjet pas vdekjes në SHBA.

Askush tjetër sa emri dhe figura e Mid’hat Frashërit nuk ka krijuar një dyzim në histori por edhe në letërsinë dhe filozofisë shqiptare sa ai.

Çfarë do të thotë rivarrimi me ceremoni shtetërore i Mid’hat Frashërit, albonologut, bibliofilit, kreut të Ballit Kombëtar?

Do të thotë rehabilitim i një figure të rëndësishme të kulturës shqiptare, apo shkëputje përfundimtare që qeveria Rama po i bën Shqipërisë nga trashëgimia e antifashizmit shqiptar, që e cilësonte atë tradhtar dhe bashkëpunetor të pushtuesit?

LEXO DHE :  Bojkotohet mësimi në Korçë, Vlorë, Gjirokastër e Sarandë, studentët në protestë

Për të diskutuar rreth figurës së tij në studio do të diskutojnë sonte Paskal Milo historian, Auron Tare studiues, Erald Kapri  studiues, Valentina Duka historian, Fatos Lubonja do ndërhyjë me lidhje Skype, Odise Porodini, Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit të veteranëve të LANÇ dhe Mimoza Ahmeti, shkrimtare.

Ndiqni sonte në “Dritare me Rudinën” në ora 21:00!/balkanweb/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.