Michelle Obama: Vajzat, i linda in vitro

Ish-Zonja e Parë e SHBA-së, Michelle Obama ka zbuluar më shumë rreth librit biografik, të cilin do ta botojë të martën, libër në të cilin ajo zbulon më shumë për martesën dhe shtatzëninë me dy vajzat e saj. Në librin “Becoming”, Michelle zbuloi se, ajo kishte abortuar një fëmijë  dhe përdori fertilizimin ‘in vitro’ për të ngjizur dy vajzat, Malia dhe Sasha.  Michelle tha për  “ABC’s Good Morning America”, se pas abortit të 20 vjetëve më parë, u ndie e humbur dhe e vetmuar.

Ajo gjithashtu kritikoi Donald Trump-in  për vënien në rrezik të sigurisë së familjes së saj. Michelle dhe bashkëshorti, ish-presidenti, Barack Obama, paskan kërkuar edhe  terapi çiftesh, fakt që e zbuloi Michelle në librin e saj 426 faqesh, informon dritare.net

Në lidhje me shtatzëninë, Michelle tha se, ka abortuar një fëmijë, para se të ngjizte dy vajzat e tjera.

“U ndjeva sikur dështova, sepse nuk e dija se këto ishin gabime të zakonshme, sepse ne nuk flasim për to. Ne duhet të flasim për gjëra të rëndësishme, të flasim me nënat e reja për faktin se, pse ndodhin dështimet.”,- tha Michelle, informon dritare.net

Përsa i përket martesës, Michelle zbuloi se, ka pasur shumë probleme me burrin  e saj. Probleme të cilat u rritën, pasi Barack Obama u fut në legjislaturën e shteti, duke  e lënë atë vetëm në shtëpi. Në këtë kohë Michelle ishte e detyruar ta përballonte vetë procesin e fertilizimit ‘in vitro’.  Për këtë arsye shpeshherë, çifti ka ndjekur edhe terapi çiftesh, informon dritare.net

LEXO DHE :  Emily Ratajkowski i nxjerr të gjitha

“Terapia e martesës për ne, ishte një nga ato mënyra, ku mësuam se si të flasim për dallimet tona. Unë njoh shumë çifte të reja që luftojnë dhe mendojnë se në një farë mënyre, ka diçka të gabuar me ta dhe dua që ata të dinë se, Michelle dhe Barack Obama, të cilët kanë një martesë fenomenale dhe që e duan njëri-tjetrin, punojnë me martesën e tyre.”,- tha Michelle. /Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.