Michelle Obama si kurrë më parë. Del në kopertinën e 'Essence', me kaçurrela natyrale
E Premte 16 Nëntor 2018, 11:11
Dritare.net
Ish-Zonjën e Parë amerikane e kemi parë gjithmonë me flokë të shtrira, me onde të lehta, dhe me kaçurrela, por kurrë me flokët e saj natyrale.
Por si duket ajo me flokë kaçurrela, tërësisht natyrale?
E mrekullueshme! Michelle sapo ka dalë në kopertinën e revistës ‘Essence’ me flokët natyrale.
Ka ndodhur vetëm një herë që ajo është parë me flokë kaçurrela, dhe jo në dalje publike, por e fotografuar nga paparacët.
Ndoshta nuk është rastësi që Michelle zgjodhi të dilte në kopertinë reviste me flokë natyrale, mbase e ka bërë këtë zgjedhje për t’i dhënë plotësisht kuptim romanit të saj, që trajton aspekte personale të jetës, duke thyer fasadën publike që ka mbajtur për shumë vite./E.B-dritare.net