Uragani Michael, thyen rekord në SHBA

Stuhia më e fuqishme, që ka goditur ndonjëherë Floridën ka përmbytur qytetet bregdetare, duke shkatërruar shtëpitë dhe rrëzuar pemët. Uragani Michael bëri një ulje, mbrëmjen e së mërkurës, si një stuhi e kategorisë ‘tre’, me shpejtësi ere, 200 km/h.

Autoritetet zyrtare bëjnë me dije se, një person ka mbetur i vdekur nga stuhia, pasi e zuri poshtë një pemë. Stuhia e fuqishme, la gati 500,000 shtëpi pa energji elektrike, në Florida, Alabama dhe Xhorxhia. Uragani i fuqishëm, u rrit më shumë kur mbërriti në Florida, por më pas u dobësua, informon dritare.net

LEXO DHE :  Erion Veliaj nuk ka asnjë dyshim për zgjedhjet e ardhshme të Tiranës

Guvernatori i Floridës, Rick Scott, lajmëroi se, kjo ishte stuhia më e keqe që ka prekur vendin në 100 vjet.  Michael  vrau të paktën 13 njerëz në Amerikën Qendrore: gjashtë në Honduras, katër në Nikaragua dhe tre në El Salvador./K.C/dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.