Meta- Yoel Edelstein: Një miqësi që vazhdon prej vitesh dhe po forcohet më shumë
Dritare.net
Kreu i Kuvendit Meta vlerësoi marrëdhëniet e mira mes dy vendeve duke përmenduar mbështetjen e Shqipërisë për hebrenjtë, gjatë Luftës së Dytë Botërore.
"Asnjë hebre nuk iu dorëzua pushtuesve nga populli shqiptar, duke shënuar një rast unik në historinë e Europës, gjë që na bën të ndjehemi krenar. Por natyrisht përveçse të krenohemi për historinë dhe atë që kanë bërë gjeneratat e mëparshme, na mbetet që këtë miqësi të fortë, ta kthejmë në një avantazh për të përfituar sa më shumë qytetarët e të dy vendeve tona nga kjo erë e re e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Izraelit. Ndaj, jemi të vendosur të rrisim më tej shkëmbimet parlamentare", tha Meta.
Kryetari i Parlamentit të Izraelit, z. Yuli-Yoel Edelstein gjithashtu falenderoi për mikpritjen.
“Do të thosha që marrëdhënia midis dy vendeve tona janë marrëdhënie, që sigurisht janë marrëdhënie të bazuara mbi interesa të përbashkëta mes dy vendeve tona, por mbi të gjitha marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Izraelit janë marrëdhënie, të cilat janë të bazuara në një miqësi ndërmjet dy popujve tanë, një miqësi që ka ekzistuar edhe përpara krijimit të shtetit të Izraelit... Jam i kënaqur që ne prej tre vitesh ne kemi një ambasadë të Izraelit në Shqipëri, po ashtu edhe Shqipëria ka ambasadën e saj në Izrael dhe shpresojmë që të dyja këto ambasada do të punojnë që ne të zhvillojmë më tej marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona. ”, tha ai.