Meta tregon prapaskenat e Kavajës: Ishim kundër Elvis Roshit, por ...
E Enjte 6 Prill 2017, 22:10
Dritare.net
I ftuar në emisonin Arena të Dritan Hilës, Meta tregoi se LSI ka qenë kundër edhe Elvis Roshit për shkak të akuzave të bëra ndaj tij. Por, Meta tha se PS kishte dhënë garanci për pastërtinë e figurës së Roshit.
“Ne nuk kemi qenë për kandidimin e ish-kryetarit të Bashkisë për shkak të gjërave që thuheshin dhe rezultoi që ishin të vërteta. Gjatë këtij mandati, bashkëpunimi atje i degëve lokale nuk ka funksionuar aspak dhe kandidatura tjetër më pas ishte shpallur në mënyrë të njëanshme”, tha Ilir Meta.