Meta propozon kufizimin e biznesmenëve dhe deputetëve në Parlament
E Premte 14 Tetor 2016, 11:11
Dritare.net
“Ne do ta kemi në konsideratë kufizimin e biznesmenëve në parlament. Ky është një problem në cilësinë e Parlamentit dhe kjo është e dukshme. Nuk ndihmon as cilësinë e ligjbërjes, nuk ndihmon as rritjen e kontrollit të Kuvendit mbi Qeverinë, por shpesh ndikon mbi presionet që i bëhen Qeverisë dhe forcave politike për interesa të ngushta”, tha Meta.
Sipas tij, “këto janë probleme që kanë të bëjnë me detyrimin e forcave politike dhe duhet vullnet për ti zgjidhur. Duhet parë edhe numri i deputetëve pasi është më i madh se ç’duhet. Ne bëmë një reformë administrative dhe nga 400 njësi kaluam në 61 njësi. Duhet parë edhe numri i deputetëve”.