Meta nuk dekreton Gent Cakajn ministër të Jashtëm, Bushati mbetet në detyrë
E Enjte 10 Janar 2019, 12:12
Dritare.net
Presidenti Meta në një përgjigje të gjatë dërguar kryeministrit të vendit, Edi Rama shprehet se, Cakaj nuk ka besueshmëri dhe ka treguar neglizhencë gjatë ushtrimit të detyrës si zëvendësministër. Meta thekson se Cakaj ka aplikuar për certifikatë sigurie pranë Ministrisë vetëm më datë 03.01.2019, edhe pse përmbushja e këtij detyrimi fillon nga marrja e detyrës si Zëvendës Ministër i MEPJ./K.C/dritare.net