Ka qenë kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i cili ka reaguar nga mazhoranca, pas vendimit të presidentit Ilir Meta për të kthyer për të dytën herë në Kuvend ligjin për Teatrin. Në komentin e tij, nuk ka munguar edhe ironia.
“Dekretin do ta trajtojmë me qetësi e dashuri”, tha Balla, duke kujtuar kështu një thënie të vjetër të Metës. V.D/Dritare.net/