Meta kthen sërish në Kuvend ligjin për Teatrin

 

 

Presidenti Ilir Meta ka rikthyer sërish në Kuvend ligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Ky i fundit u miratua vetëm me votat e shumicës. Meta dekretoi sot kthimin e ligjit.

Presidenti Ilir Meta ka thyer për rishqyrtim ligjin për” Teatrin”.

“Në rastin konkret ndërmjet dy akteve të miratuara nga Kuvendi, ligjit me nr.37 të miratuar më datë 05 korrik 2018 dhe ligjit nr.37 të miratuar në datë 20.09.2018, megjithëse numri i ligjit ka qëndruar i njëjtë, konstatohen ndryshime, qoftë në parashikimet e qëllimit dhe objektit, por dhe në procedurat e mjetet e parashikuara në secilin prej tyre”, shkruan ndër të tjera Meta në dekret.

 

 

9 arsyet e kthimit të ligjit

 

  1. Ligji shkel parimet e “barazisë përpara ligjit” dhe “lirisë së veprimtarisë ekonomike të shtetasve”, parime këto që gëzojnë një mbrojtje të veçantë nga Kushtetuta;
  2. Ligji nr.37/2018 (dt. 05.07.2018) nuk është në harmoni me parimet themelore kushtetuese të identitetit kombëtar dhe trashëgimisë kombëtare, mbi të cilat qytetarët e Republikës së Shqipërisë kanë vendosur të ngrenë dhe zhvillojnë shtetin e tyre;
  3. Ligji nr. 37/2018 (dt. 05.07.2018) bie ndesh me parimet e Konventës Evropiane të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale, miratuar në Paris në vitin 2003, duke bërë kështu që veprimtaria legjislative të bjerë ndesh edhe me të drejtën ndërkombëtare të detyrueshme për zbatim;
  4. Ligji nr.37/2018 (dt. 05.07.2018) cenon rëndë parimet kushtetuese të ndërtimit dhe funksionimit të organeve të pushtetit vendor të “decentralizimit” dhe “autonomisë vendore”, duke rënë ndesh, njëkohësisht, edhe me parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve;
  5. Ligji nr.37/2018 (dt. 05.07.2018) vjen në kundërshtim me standardet dhe vlerat e Bashkimit Evropian dhe parashikimet e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA), plotësimi i të cilave është detyrim parësor për Republikën e Shqipërisë;
  6. Propozimi i projektligjit, por edhe vetë ligji i miratuar nr. 37/2018 (dt. 05.07.2018), nuk mbështetet në një vlerësim gjithëpërfshirës dhe të plotë për tjetërsimin e pronës publike, krahasuar me përfitimet ekonomike të shtetit shqiptar dhe interesin publik;
  7. Ligji nr. 37/2018 (dt. 05.07.2018), nuk është në harmoni me parimet dhe standardet e vendosura tashmë në legjislacionin në fuqi në Republikën e Shqipërisë;
  8. Miratimi i ligjit nr. 37/2018 (dt. 05.07.2018), nuk është bazuar në një verifikim dhe vlerësim të thelluar të statusit të pasurive të paluajtshme që përfshihen në këtë projekt, si dhe dispozitat e këtij ligji krijojnë pasiguri juridike në ushtrimin e të drejtave pronësore qoftë për pasurinë publike, por dhe mbi të drejtat private të pronësisë;
  9. Në kushtet aktuale, kur Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë nuk është funksionale për të verifikuar këto konstatime apo për të zgjidhur çdo mosmarrëveshje kushtetuese që mund të prodhojë hyrja në fuqi e kësaj norme të veçantë ligjore, ftoj Kuvendin e Shqipërisë, të rishqyrtojë në tërësi ligjin nr.37/2018 (dt.05.07.2018) “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt: Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”.
LEXO DHE :  Fotot provokuese/ Ndjekësi ngacmon këngëtaren. Ja si i përgjigjet ajo!

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.