Kreu i PD-së, Lulzim Basha sot feston 42vjetorin e tij të lindjes. Dhe duket se një pjesë të mirë të kësaj dite do ta kalojë në takimin për reformën në drejtësi me kreun e Kuvendit, Ilir Meta. Ky i fundit, duke e ditur këtë fakt, i ka bërë edhe një dhuratë kreut të PD-së. Meta i ka sjellë një tufë me trëndafila ngjyrë blu kreut të PD-së. Mësohet se në të ishin 42 trëndafila të tillë, që simbolizojnë edhe vitet mbi shpatulla të kreut të PDsë.