Meta i kthehet Ramës: Ftoj amatorët të lexojnë Kushtetutën

Mosdekretimi i Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm nga Presidenti, solli një përplasje mes Kryeministrisë dhe Presidencës.

Sot Presidenti Ilir Meta ka dalë në një deklaratë për mediat, dhe në lidhje me çështjen e mosdekretimit  ka thënë që të gjithë diletantët të lexojnë Kushtetutën dhe kompetencat e Presidentit.

“Besoj se interkonektiviteti duhet të rrezatojë kudo. Sa i takon anës ligjore padashur të japë leksione për Kushtetutën, por të gjithë amatorëve, diletantëve, do u thoja që të lexojnë Kushtetutën dhe kompetencat e presidentit”, tha Presidenti Meta.

Meta shpjegoi se në Kushtetute nuk thuhet se Presidenti mund të kthejë një propozim, por që ai ka detyrë të firmosë një propozim.

LEXO DHE :  Kriza e leximit/ 1 milionë shqiptarë nuk kanë lexuar asnjë libër këtë vit

 “Presidenti ka detyrë vetëm të firmosë një propozim sepse në Kushtetutë nuk thuhet se presidenti mund të kthejë një propozim. A mundet parlamenti të rrëzojë dekretin e  presidentit për një ministër sepse edhe kjo nuk është e shprehur në Kushtetutë. Më lini të bëj detyrën time me përgjegjësi të plotë. Unë jam mjaft i lidhur me parlamentin dhe jam i zgjedhur nga parlamenti”, u shpreh ai./E.B-dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.