Mësuesja që denoncoi Cristiano Ronaldon: U frymëzova nga Lëvizja MeToo

Zonja Mayorga pretendon se është përdhunuar pas takimit me futbollistin në një klub nate në Las Vegas.

Kathryn Mayorga, ish-mësuesja që ka akuzuar futbollistin Cristiano Ronaldo për përdhunimin e saj në vitin 2009, është frymëzuar të fliste nga lëvizja #MeToo, tha avokati i saj, shkruan BBC.

“Lëvizja MeToo dhe gratë që kanë ngritur dhe zbuluar sulmet seksuale i kanë dhënë Kathryn shumë guxim”, tha Leslie Stovall.

Ronaldo ka “mohuar” sulmin ndaj znj. Mayorga në një hotel në Las Vegas.

LEXO DHE :  Rama publikon foton e veçantë, ja kë puth kryeministri!

Ai foli përpara avokatëve të saj duke dhënë një konferencë shtypi të mërkurën.

Ai tha se ishte i qetë për “çdo hetim”, pasi ai kishte një “ndërgjegje” të qartë lidhur me akuzat.

Në një padi, zonja Mayorga thotë se takoi Ronaldon në në Hotelin dhe Kazinon e Palms, dhe se ai e përdhunoi atë në një suitë. V.D/dritare.net/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.