Mendonte se familja nuk e donte, ja si u surprizua Anxhela!
Dritare.net
Kur Anxhela kishte lindur, prindërit dhe motrat ishin mërzitur shumë, madje edhe në disa raste, motrat me shaka i thoshin, se donin një vëlla. Këto fjalë i rëndonin Anxhelës dhe ajo mendonte se familja e saj nuk kishte ndjenja dashurie ndaj saj.
Kjo ishte edhe arsyeja, që çoi Myzejenin dhe motrën e madhe të Anxhelës, Anilën drejt, “Dua të të bëj të lumtur”, për t’i kërkuar falje për të gjitha ato rastet kur e kishin lënë vetëm. Gjithashtu ato i kanë kërkuar falje Anxhelës, edhe për faktin se e kishin vënë para një zgjedhjeje, ose Andrein, të dashurin ose familjen e saj.
Mesazhi që ato kishin për Anxhelën ishte që ajo kurrë nuk do të ishte vetëm dhe se familja e saj do ta donte gjithmonë.
“Unë jam këtu për t’i thënë Anxhelës që ne e duam shumë, jo vetëm unë dhe babi, por e gjithë familja. Pas 4 vitesh ajo ishte lidhur me Andrein dhe na kërkoi që të bashkëjetonte me të, por ne nuk ishim dakord sepse përparësi kishte shkolla në fillim. Nëse na premton që do vazhdojë shkollën ajo mund të bashkëjetojë me Andrein”, - ishin fjalët me të cilat mamaja iu drejtua Anxhelës.”./K.Ç/dritare.net