Melania Trump: Jam femra që ngacmohet më shumë në botë
Dritare.net
Trump ka dekalruar se ajo tanimë ka nisur një fushatë kundër ngacmimeve të femrave dhe më specifikisht, kundër ngacmimeve në internet, që njihen me emrin “cyberbullying”.
Gjatë një interviste për ABC News, Melania Trump, ka folur edhe për vajzat e ngacmuara seksualsht në botë, që viteve të fundit kanë nisur fushatën #Metoo.
Zonja e Parë, ka deklaruar se të gjithë personat që thonë se janë ngacmuar, duhet ta provojnë këtë gjë me fakte të pakundërshtueshme.
"Mund të them se unë jam personi që ngacmohem më shumë në botë", tha Trump.
"Ju jeni me të vërtetë personi më i ngacmuar në botë?" pyeti prezantuesi Tom Llamas.
"Njëri prej tyre - nëse vërtet shihni se çfarë po thonë njerëzit për mua, do e vëreni këtë" tha znj. Trump./ I.M-Dritare.net