Për më tepër, shprehia e fytyrës së saj, duket se flet qartë për një gjendje trishtimi, ndërsa shumë komentues e kanë cilësuar si depresion të Zonjës së Parë, shkruan tema. Kjo nuk është hera e parë, që mes Trump dhe bashkëshortes së tij vihet re një ‘ftohje.’ Gjatë fjalimit inaugurues të presidentit, një tjetër video u kthye në virale, ku ai duket se i thotë diçka Melania-s, ndërsa buzëqeshja e saj fshihet menjëherë nga fytyra. Në një tjetër moment, ndërsa kanë zbritur nga helikopteri zyrtar, pak ditë pas inaugurimit, kamerat fokusuan çastin kur Trump, kërkon dorën e saj, ndërsa Melania e tërheq atë.