Meghan Markle, një princeshë e vërtetë, me fustan të kuq
E Enjte 25 Tetor 2018, 13:01
Dritare.net
Sot, Meghan dhe Harry janë larguar nga Fiji, dhe gjatë udhëtimit me avion, për në Tonga, ajo ka veshur një fustan të kuq, të shndritshëm, i cili e bëri të dukej si një princeshë e vërtetë.
Fustani i gjatë me mëngë të personalizuara, përmban detaje të ndërthurura me lule, si dhe një rrip të kuq në mes, që i tregon barkun e rrumbullakosur.
Ajo, gjithashtu, e kombinoi fustanin me këpucë të zeza dhe çantë të zezë./E.B-dritare.net