Meghan Markle konfirmon se babai i saj nuk do të jetë në dasmë!

Ka pasur shumë spekulime gjatë ditëve të fundit në lidhje me babin e Meghan Markle, nëse ai do të jetë apo jo në dasmë. Pak para disa ditësh u tha se ai nuk do jetë në dasmën e vajzës së tij për shkak të gjendjes së keqe shëndetësore.

Ditën e sotme përmes një postimi një Twitter, Meghan ka konfirmuar se babai i saj nuk do të jetë në dasmë.

Image result for Meghan markle and her dad

“Me keqardhje, babi im nuk do të marrë pjesë në dasmën time. Unë jam kujdesur gjithmonë për të dhe shpresoi që atij t’i jepet hapësira e nevojshme për t’u fokusuar në shëndetin e tij”, tha Meghan.

LEXO DHE :  Fundjava e vipave në foto!

Në deklaratën e saj të shkurtër, Meghan gjithashtu falënderoi “të gjithë ata që ofruan mesazhe mirëdashëse dhe mbështetjeje”, duke përsëritur se ajo dhe Harry presin që të ndajnë ditën e tyre të dasmës me publikun këtë shtunë./D.M-Dritare.net

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.