Në kohë negocimesh zyrtarët e BE kanë zhvilluar takime të shumta me palët politike në Shqipëri por Fatmir Mediu Kreu i Partisë Republikane, mbrëmjen e sotme në studion e Ilva Tare, tha se deklaratat e drejtorit nga Komisionit Evropian në takimin me partitë e vogla ishin fyese.
Mediu tha se gjatë takimit nuk ishte i pranishëm kreu demokrat Lulzim Basha, drejtori nga Komisioni Evropian ka thënë “sa mirë që nuk erdhi PD”. Ndërkohë që drejtuesja e emisionit Ilva Tare e ka kundërshtuar ku tha se edhe ajo ka qenë e pranishme në këtë takim dhe nuk ka dëgjuar të thuhet një gjë e tillë.
PJESE NGA INTERVISTA:
Mediu: Shumica e qëndrimeve për opozitën vinin nga Parlamenti Evropian jo nga Komisioni Evropian. Komisioni Evropian ka bërë një lëvizje që është e papranueshme për mua në takimin me partitë e vogla me drejtorin për Evropën Perëndimore. Unë kam qenë në takim dhe unë kam debatuar. Ai tha se më mirë që nuk merr pjesë PD-ja sepse ju do të merrni më shumë deputetë në Parlament.
Mediu: … Unë u preka për sjellje. Të vijë dikush nga Komisioni Evropian dhe të thotë; ore shiko mund t’i lini ca vende Partisë Demokratike.
Tare: Unë kam qenë në atë darkë dhe nuk kam dëgjuar të thonë sa mirë që nuk ka ardh Partia Demokratike (zoti Basha) po ërkundrazi ata shprehën shqetësim.
Mediu: Mirë mo ti ke mendimin tënd unë kam timin.
Tare: Po po nomal gjithësecili ka mendimin e vetë….