Stuhia Medicane godet Mesdheun, rrezikon shumë Shqipëria
Dritare.net
Teknikisht, Medicanes nuk janë uragane, pavarësisht nga nomenklatura e ngjashme, ato janë ciklone të ngjashme me stuhitë, informon dritare.net
Këto stuhi janë të rralla, megjithëse dhjetëra kanë goditur nga 1982-shi, deri në 2003-shin.
Por tashmë paralajmërohet, se Medicanet do të godasin Mesdheun dhe mund të sjellin shkatërrime.
Kjo stuhi do të krijohet në pjesën jugore të Italisë. Stuhia i përket kategorisë 1 ose 2, e cila do të arrijë erëra që tejkalojnë shpejtësinë 160 km/ h. Kategoria e parë do të godasë Detin Jon, me shpejtësi 75 km/H, ose më shumë.
Zonat që do të rrezikohen më shumë nga kjo stuhi janë: Shqipëria Jugore dhe ishujt grekë, shkruan Washington Post.
Fushat e Greqisë dhe Turqisë do të goditen me shira dhe erëra shumë të forta.
Në Kretë dhe në ishujt e tjerë jugorë të Greqisë, mund të bjerë deri 150 mm shi, gjë që mund të çojë në përmbytje të mëdha./K.C/dritare.net