Mediat franceze shkruajnë për vdekjen e Florencit: Ka diçka të gabuar këtu!
Dritare.net
Sipas mediave franceze, “ai kishte hequr dorë nga kërkesa për rishqyrtimin e kërkesës së tij për azil, duke dëshiruar të kthehej sa më parë në Shqipëri”.
“Laprovence.com” shkruan se 48 orë para tragjedisë, Florenci kishte raportuar se ishte “kërcënuar” nga një “bashkëvuajtës” , te cilit gjithashtu i ishte refuzuar azili.
Administrata i kishte ndërruar dhomën Florencit për ta larguar prej këtij personi. “Por më 13 dhjetor, ai i tha shefit të tij se kishte frikë se mos vdiste gjatë natës”, thotë një mik.
Ne datën 14 dhjetor, shoku me të cilin Florenci ndante dhomën në qendrën e azilkërkuesve, e gjeti atë të pajetë. Drejtuesit e kësaj qendre, nuk kanë dyshime se vdekja e tij ishte për shkak të vetëvrasjes.
Prokuroria do të hapë një hetim dhe Olivier Rosato, avokat i familjes Beqiraj, do të ngrejë padi kundër një personi që mediat franceze e identifikojnë vetëm me “X”.“Të afërmit duan të hedhin dritë mbi ngjarjen, sepse ka diçka të gabuar në këtë çështje”, tha ai./L.P./Dritare.net