Mediat e huaja sytë nga Shqipëria: Studentët refuzojnë dialogun me kryeministrin
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama në një komunikim në facebook, ka ftuar për të distën herë studentët për dialog, gjë të cilën këta të fundit e kanë refuzuar njëzëri.
Në një prononcim për Dritare.net, dy studentë ditën sotme u ndanë qëndrime për menyrën e bisedimeve pasi Dardan Konjufca deklaroi se nuk ka dialog, ndërsa një tjetër studente tha që Rama duhet të shkojë në shesh të diskutojë me ta.
Nga ana tjetër mediat e huaja “Washingtonpost” “ New York Times” “Associated Press” e media të tjera kanë shkruar se “studentët shqiptarë refuzojnë kryeministrin”.
“Kryeministri i Shqipërisë nuk ka arritur të bindë studentët protestues të universitetit publik që të ulen për të folur për kërkesat e tyre.
Studentët thanë të hënën se kërkesat e tyre duhet të përmbushen menjëherë. Ato përfshijnë shkurtimin e tarifave të shkollimit në gjysmë, duke dyfishuar buxhetin për arsimin dhe një prani më të madhe të studentëve në bordet vendimmarrëse.
Kryeministri Edi Rama tha të hënën në një video në Facebook se qeveria ishte gati për dialog, por bordet autonome të universitetit kanë autoritetin për të përmbushur ose refuzuar shumicën e kërkesave, duke përfshirë vendosjen e taksës”-shkruajnë mediat e huaja./ I.M-Dritare.net