Mediat e huaja për protestën e opozitës, ja çfarë shkruajnë!
Dritare.net
“Disa mijëra protestues të opozitës u përpoqën të hynin në ndërtesën e parlamentit të Shqipërisë të enjten duke bërë thirrje për dorëheqjen e qeverisë dhe shkuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme. Tubimi është pjesë e protestave të opozitës së qendrës së djathtë të Partisë Demokratike gjatë muajit të kaluar, e cila akuzon qeverinë e majtë të Partisë Socialiste, udhëhequr nga Edi Rama se është e korruptuar dhe e lidhur me krimin. Qeveria mohon akuzat”, shkruhet në artikullin Associated Press.
Por edhe New York Times i ka kushtuar një artikull protestës së opoztës në Shqipëri, ku thotë se po proteston për dorëheqjen e qeverisë.
“Pas hedhjes së predhave dhe fishekzjarrëve për rreth një orë, një grup protestuesish u përpoqën të thyejnë kordonin policor në hyrjen e parlamentit, duke thyer një kordon policor, por jo edhe të dytin kordon. Policia e vendosur në rreshtin e dytë nuk ndërhyri ndaj protestuesve dhe nuk u përdor ndonjë mjet nga ta. Në tubimet e mëparshme, mbështetësit e opozitës janë përpjekur të hyjnë në ndërtesën e parlamentit ose qeverisë duke përdorur bomba dhe predha tymi. Policia është përgjigjur me gaz lotsjellës”, shkruhet në artikullin e New York Times./A.C/dritare.net