Media serbe e gjen shkakun e zjarrit në Notre Dame: Flamuri i Kosovës
E Hënë 15 Prill 2019, 21:09
Dritare.net
Sipas kësaj medie, zoti po e dënon Francën për shkak të flmurit të Kosovës.
“Vetëm gjashtë muaj më parë, në ceremoninë që shënonte fundin e Luftës së Parë Botërore në Paris, Flamuri i shtetit të rremë të Kosovës, ishte varur në katedralen e Notre Dame. Kosova nuk mori pjesë në këtë luftë, as nuk u njoh si shtet, por francezët vendosën t’i nderonin duke u thirrur në ceremoninë dhe duke e vendosur flamurin. Publiku i botës ishte në shok, i tmerruar nga kjo përdhosje e kujtimeve të të gjithë atyre që u vranë në Luftën e Parë Botërore.
Tani, ndërsa katedralja e famshme digjet si një kovë, shumë po pyesin – a nuk është dënimi i Perëndisë ?!”-shkruan media ekstremiste serbe./ I.M-Dritare.net