Më thanë ‘ti je doktoresha’”, ministrja tregon vizitën në burgun e grave

Emisioni “Dritare me Rudinën” në News24 ka sjellë këtë natë Krishtlindjeje gratë e burgut “Ali Demi” dhe historitë e tyre të dhimbshme, të ngjashme e të ndryshme.

Biseda mes gazetares, Rudina Xhunga dhe ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj që kanë qenë së bashku me grave të dënuara ka nisur dhe në praninë e fëmijëve të grave që ndodhen pas hekurave. Gazetarja Xhunga tha jo pak e prekur se fëmijët më të vegjël e dinë se nënat e tyre janë në spital.

Ministrja Gjonaj rrëfeu se, një vajzë e vogël i kishte thënë nëse ishte ajo doktoresha që do ia nxirrte mamin nga spitali. E dënuara tregoi se fëmijët rrinë me gjyshërit tani që ajo ndodhet pas hekurave.

“Më kanë ardhur dy gocat dhe djali. Rrinë tek gjyshi fëmijët”, tha gazetarja.
Sa erdha më tha ti je doktoresha që do e nxjerrësh mamin nga spitali. Ajo që ne dhe unë jam munduar fort me gjithë stafin është të shikojmë rregullimet ligjore që gratë, nënat të kishin trajtime më ndryshe por për shkak të disa veprave penale, do jetë e pamundur që një pjesë e nënave të përfitojnë nga amnistia. Amnistia do bëhej në dhjetor, është bërë gati.”,- tha ministrja Gjonaj.

LEXO DHE :  Video/ Disk akulli në formë aliene, fenomeni i rrallë mahnit njerëzit anekënd botës

E Xhunga ndërsa përballej me një situatë ndryshe në praninë e fëmijëve u shpreh se, në këtë rast nuk e ndjen veten veç gazetare, por edhe nënë.
“Nuk jemi thjesht një ministre e gazetare por mbizotëron nëna në situata të tilla.”, tha ajo.
Ndërkohë, Gjonaj tha se me vizitën e fëmijëve në ambientet e burgut është menduar për t’i krijuar një situatë festash nënave.
“Gjëja që kam menduar në këto festa është që t’u japim një copëz të jetës së përditshmërisë kësaj kategorie. Duke e ditur sa e çmuar është familja për ne, ku kishte më bukur që fëmijët t’i bashkoheshin nënave në këtë ditë të veçantë.”,- u shpreh ministrja./K.C/dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.