15:01 - 14 Nentor, 2018

Abuzoi me të miturën, denoncohet për herë të dytë mësuesi

Ndërsa në emisionin “Me zemër të hapur” në News24 diskutohej çështja e abuzimit të një 11-vjeçareje nga mësuesi i saj, i cili tashmë është në liri, një denoncim tjetër i rëndë ka ardhur live.

Një prind nga Gjirokastra që e njihte mësuesin Myzo Dida, 63 vjeç, e akuzoi në një lidhje telefonike se ka abuzuar me një tjetër ish-nxënëse të tij që sot është maxhorene dhe ndodhet në Vlorë.

 

 

“Flas nga Gjirokastra, jam fqinj me atë familjen. Ai mësues i ka dhënë mësim dhe djalit tim. Djali im më ka treguar për një vajzë tjetër që sot është e martuar dhe ndodhet në Vlorë. Dhe ajo është abuzuar. Nxirreni këtë çështje. Mund të hulumtoni. Ai maskarai ka abuzuar me të”, tha prindi gjatë lidhjes Live, raporton “BalkanWeb”.

LEXO DHE :  Paskal Milo flet për Mid’hat Frashërin: Politika është hija e tij si albanolog, s’e ka vendin te Frashërllinjtë

Familja Muçodemi që po kalon traumën e abuzimit të vajzës 11-vjeçare ndodhet në studion e emisionit “Me zemër të hapur” në News24 për të kërkuar ndihmë pasi vajza e tyre është mbyllur brenda që kur gjykata ka nxjerrë nga burgu mësuesin. Ajo nuk pranon të kthehet as në shkollë më. Për më tepër nëna e vajzës ka treguar se po kërcënohen, pasi jashtë shtëpisë së tyre është qëlluar me armë./bw

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.