Me sy të nxirë e i fashuar, avokati: U pashë fytyrat, prokurori është i lidhur me bandën e Sukthit
E Enjte 19 Korrik 2018, 14:02
Dritare.net
Nga ambientet e spitalit, me hundën e fashuar, Ilia është shprehur:
"Arrita ti shoh fytyrat dhe ia kam deklaruar edhe grupit hetimor. Pas ngjarjes shkova në zyrë Ndojit dhe i thashë "do ma paguash këtë që ndodhi". Ai është i lidhur me bandën e Sukthit dhe Libanezit. Nëse organet kanë “këllqe”, ta arrestojnë. I kisha duart e zëna dhe nuk munda të vetëmbrohem. Më folën në emër të Ndojit".
Dyshohet se prokurori është dhunuar për shkak të detyrës, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve./d.m-dritare.net