Më ngacmoi seksualisht burri i tezes

Po e bëj këtë shkrim për të rrëfyer në një farë mënyre diçka personale timen, që ndoshta e keni provuar apo degjuar edhe ju. Po mua me ndodhi dhe ajo çfarë kam ndjerë, është thjesht neveri.

Si çdo ditë timen duke pirë kafen e mëngjesit dhe një gazetë në dorë, një çantë të vogël kufjet dhe hipa në urban. Në çantën e vogël kisha disa dokumente, të cilat më duhej t’i mbyllja për në Ministrinë e Jashtme. Më bie telefoni, ishte tezja e cila jeton në Itali, e cila me thotë për të takuar ish-burrin e saj( tezen e kam të divorcuar prej vitesh dhe nga kjo martesë ka dy vajza).

Më jep numrin e tij dhe më thotë të kontaktoj me të për t’i marrë disa letra.

E marr, i prezantohem dhe i them fjalët që më tha tezja, biseda ishte shumë e shkurtër dhe lamë të takoheshim në një kafe. U ula në një kafe duke e pritur. Mbas një orë më bie telefoni, ishte ai, u ulëm, biseda ishte mjaft e qetë dhe deri diku e këndshme.

Më fton të ikim bashkë deri te Prefektura për të marr një vulë dhe të dorëzoja dokumentet. Sapo hipa në makinë më bëri përshtypje diçka, një shishe e vogël ujë e mbushur me verë, ishte deri në gjysmë. Duke ecur rrugës më kërkon t’i jap shishen, ia afroj dhe ia jap, më kërkon të pi edhe unë.

Merre e pije se të bën mirë për shëndetin, më thotë. I kthehem, jo faleminderit nuk i konsumoj pijet alkoolike (aty fillova të dyshoja pak, e deri diku pak frikë). Pasi mbarojmë punë, fjalët e tij ishin shumë miqësore. Më pyeste për familjen, shkollën, punën,etj. Aktualisht ish-burri i tezes ka një moshë të thyer, diku 71 vjeç.

Pasi unë kthehem në makinë për ta përshëndetur, e larguar më vonë, më fton për të ngrënë një drekë. E falënderoj dhe nuk e pranoj si ftesë, por vazhdonte e këmbëngulte, duke m’u justifikuar me moshën, dhe duke u krahasuar me babanë tim. U ndodha në pozitë shumë të vështirë, nuk dija si t’i përgjigjesha, ndërkohë ai i jepte makinës për të më çuar atje ku kishte menduar.

LEXO DHE :  Gruevski kaloi nga Shqipëria, policia: Ja pse nuk e arrestuam!

Aty afër “Ali Demit” ulemi në një zgarë, kur ndërkohë kishte marrë një shishë verë tjetër me vete të panisur.

Aty filloi gjithçka, më fliste për marrëdhëniet seksuale. E çuditshme po mendoja me vete.

Por e mora në sensin e një kulture individuale, dhe përgjigja ime në këtë rast ishte . “PO KE TË DREJTË.”

E kuptoi që ky muhabet nuk po i shkonte, ndërkohë ai në të njëjtën kohë konsumonte verë.

I kërkova të largohemi, pagoi leket dhe ikim për në makinë. Nis makinën dhe filloi të fliste përçart. “E dini!”, tha,  “Jeni një femër shumë joshëse dhe tërheqëse.”

Për një moment ngela, por e mblodha veten duke i thënë faleminderit për komplimentin tuaj, por bëni mirë të nxitoni, sepse kam punë të tjera.

“E dini çfarë kam ndierë, kur ju kam takuar për herë të parë?’ Në ato moment po ndjeja se, zemra më rrihte shumë fort dhe më dridhej trupi.

Vazhdoi duke më thënë se kishte dëshirë të bënte seks me mua. Aty u nervozova dhe i kërkoj të më zbresë nga makina. Më thotë, pa merak se, nuk bëj asgjë kundër dëshirës tuaj. I kthehem egër duke e ofenduar, e duke i thënë se mua më ka vajzën e tij dhe se vajzat e tij unë i kam motra.

Me një nënqeshje ndër buzë dhe pa pikë ndrojtje me thotë:  “Baba ke atë që të ka bërë kokën, jo mua.  Tani jemi bashkëmoshatarë, unë nuk e ndjej veten si një 71-vjeçar.”

Makina ndërkohë ishte më një shpejtësi, dhe fjalët e tij ishin vetëm: Kam dëshirë të bëj seks me ty.

Kur u largova nga makina, me gjunjët e mpirë, i thashë: “T’ju vijë zor dhe nëse sot jam përmbajtur është vetëm prej moshës tuaj, po ju meritonit të lidheshit mbas një makine dhe të tërhiqeni zvarrë.”

Dhe largohem nga makina e përhumbur dhe nëse do më kishit vrarë, brenda meje nuk do kishte pikë gjaku.

Kjo është historia ime, të cilën kisha dëshirën ta ndaja me ju që nuk me njihni, se kujt më njeh, nuk ia them dot. Kam turp!/dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.