Me këto zakone do e keni më të lehtë të gatuani

Enët e kuzhinës gjithmonë na mërzisin, kur prishen, dëmtohen, digjen dhe kryesorja janë të vështira për tu pastruar.

Dritare.net  ka gjetur disa truke që do ju ndihmojnë të shmangni të gjitha gabimet që keni bërë tani në kuzhinë.

Temperatura

Kapaku i qelqit që  shihni në foto është në këtë gjendje për  arsye të ndryshme. Është e mundur që doreza të jetë shumë e shtrënguar ose ndoshta ka të çara në të që janë të padukshme për syrin e njeriut.

Me kapakët e qelqit ndodhin këto probleme kur:

Derdhen  lëngjeve të ftohta në një tigan të nxehtë.

Kur pjatën e vendosni në furrë direkt pasi e keni nxjerrë nga frigoriferi.

Larja e enëve të nxehta me ujë të ftohtë.

Zjarri lë njolla

 

Ndikimi i mbinxehjes në enët e përbërë nga materiale të ndryshme, lë njolla dhe shenja që janë shumë të vështira për tu pastruar.

Keqpërdorimi i enëve të  gatimit

LEXO DHE :  Djali i vogël i Azem Hajdarit, i bashkohet protestës së studentëve: Vij si shok

Ju ka shpëtuar ndonjëherë që enët plastike pa e pasur mendjen ti vendosni mbi zjarr, e të prishen, madje nuk duhet të përdoren si kapakë, siç shikoni në foton e mësipërme.

Prerësja e gurit apo druri

Prerjet në  bordet e bërë prej mermeri janë të qëndrueshme dhe duken të fortë. Megjithatë, ato nuk janë të mirë për thika. Zgjidhni thikat e duhura nëse keni një bord  mermeri.

Mbajtësja e enëve

Tharja e enëve ashtu siç mund ta shihni në foton e mësipërme nuk është një ide e mirë. Enët prej druri nuk mund të thahen mirë nëse janë në kontakt me ndonjë gjë që është e lagur. Gjithashtu kini kujdes kur i lini gjithë enët kaq ngushtë sepse enët prej qelqi apo gotat, me shumë mundësi mund të thyhen.

Dërrasa


Lënia e një bordi prerës druri në ujë për një kohë të gjatë shkakton njolla, çarje, dhe përhapjen e mikrobeve./A.C-dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.