Me këto superushqime, largoni përgjithmonë njollat e hijes nga trupi!

Ju bezdisin shumë ato njollat e zeza mbi trup, por kërkoni me ngulm t’i largoni e nuk dini si?  Ja pra këtu ju vjen në ndihmë dritare.net, e cila sjell për ju disa mënyra të lehta për të larguar shkeljet e hijeve nga trupi.

1- Përdorni një kastravec

Për shkak të vetive të tij, kastraveci mund të largojë lehtësisht hijet. Largon qelizat e vdekura të lëkurës dhe e mban atë të pastër. Vitamina A dhe C që përmban kastraveci, e mbajnë lëkurën tuaj të butë e të bukur, pa njolla. Dritare.net ju sugjeron, të merrni një kastravec, ta prini në feta të trasha dhe me to të fërkoni zonën ku ju ka shkelur hija ose njollave të tjera që keni.

 

2- Lëngu i limonit dhe soda e bukës

Limoni është shumë i mirë për lëkurën. Vetitë antioksidante që ai përmban, rigjenerojnë lëkurën dhe e mbajnë të freskët. Dritare.net ju sugjeron të merrni një limon, e përzini me sodë dhe lyeni zonën e nxirë. Përsëriteni këtë procedurë për disa ditë dhe do të mbeteni të kënaqur nga rezultati.

 

3- Aloe vera me qumësht

Aloe vera ka shumë veti, si për shëndetin ashtu edhe për bukurinë. Ajo ndihmon në rikonstruktimin e lëkurës dhe zhdukjen e njollave. Merrni ca qumësht dhe aloe vera i përzini bashkë dhe lyeni vendin ku keni njollat. Lëreni për tërë natën dhe në mëngjes e lani.

LEXO DHE :  Po mendoni për dhuratat e Krishtlindjeve? Ja disa ide

 

4- Patatet

Patatet gjithashtu kanë veti kurative. Enzimat që ajo përmbajnë ndihmojnë më riparimin e lëkurës dhe zhdukjen e njollave. Prandaj dritare.net ju sugjeron të merrni një patate, prijeni në copa të vogla, shtrydheni dhe me lëngun e saj pastroni zonën e nxirë. Rezultati do t’ju befasojë.

 

5- Mjalti

Mjalti po ashtu ka veti kuruese. Në kombinim me limonin, ai mund të bëjë një mrekulli për lëkurën.

Merrni një lugë mjaltë, një lugë limon dhe pak sodë buke, i përzini bashkë. Me përbërjen e formuar lyeni të gjithë zonën e nxirë dhe e lini për 30 min. E lani dhe do vini re një ndryshim.

 

6- Vaji i ullirit

E si jo, mrekullia vetë. Vaji i ullirit na ndihmon dhe jo pak me lëkurën. Merrni një ene hidhni vajin e ullirit, shtoni pak sheqer dhe i përzini mirë. Me përbërjen e formuar dritare.net ju sugjeron të lyeni zonën e nxirë. E lini për disa minuta dhe do të shihni rezultatin.

 

7- Uthull dhe kos

Kosi ndër të tjera ka edhe veti të mira kuruese për lëkurën. Merrni pak kos dhe uthull e i përzini. Lyeni vendin e njollave dhe shikoni rezultatin mahnitës./Përshtati:Kadrije Çako/Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.