Me këto 13 ushtrime do të dobësoheni sa hap e mbyll sytë

Ushtrimet me shiritat e rezistencës janë shumë të thjeshta.  Ato mund t’ju ndihmojnë të arrini rezultate të mëdha dhe mund t’i kryeni kudo që jeni.

Meqenëse shumë nga ju nuk shkojnë dot në palestër, për shkaqe të ndryshme, ne kemi sjellë disa ushtrime, të cilat mund t’i bëni kudo, në shtëpi, punë, apo kur vraponi në mëngjes. Ne të dritare.net i kemi provuar këto ushtrime dhe na besoni janë shumë efektive. Dritare.net ka sjellë 13 ushtrime që të dobësoheni sa hap e mbyll sytë. Ju mund të zgjidhni cilin ushtrim të doni dhe më cilin të ndiheni rehat, është në dorën tuaj.

 

  • Shtrirja e këmbës

Vendosni një shirit sportiv, mbi këmbët tuaja. Sa më i fortë të jetë shiriti, aq më i vështirë është edhe ushtrimi. Ky ushtrim mund të bëhet anash, përpara ose mbrapa. Bëni 10-15 shtriqje për çdo këmbë.

  • Hapa anësore

Pozicioni i fillimit: hapni këmbët sa gjerësia e shpatullave. Bëni një hap anësor dhe përsëritni 10-15 herë për secilën këmbë.

 

  • Ulje-ngritje/ squat

Siç jeni në këmbë, dritare.net ju sugjeron të bëni disa ulje-ngritje, për forcimin e vitheve dhe shkrirjen e dhjamit të barkut.

 

  • Vendosni shiritin te këmbët

Qëndroni me shiritin e rezistencës, me një këmbë dhe mbani skajet e tij. Shty gjurin përpara, si në foto. E bëni këtë ushtrim 10-15 herë, për çdo këmbë, sugjeron dritare.net

  • Gjunjët te gjoksi
LEXO DHE :  Nis sot "Hostel by Anabel 2", ja ku mund t'i shihni episodet e reja!

Ky ushtrim është pak i vështirë, por është i rëndësishëm për muskujt e këmbëve dhe të barkut. Njërin cep të shiritit e tërhiqni  dhe shtrini këmbën mbrapa. E provoni 10-15 herë për çdo këmbë.

  • Shiritin vendoseni te shputa e  dorës

Uluni me gjunjë dhe duar, e kapni shiritin me dorë, dhe shtyni me një këmbë. Përsëriteni 10-15 herë. Ky ushtrim është i rëndësishëm për vithet, informon dritare.net

  • Bëni biçikletën

Shtrihuni me kurriz, vendosni shiritin te këmbët dhe bëni biçikletën. Tërhiqeni drejt vetes shiritin, për dy deri në tre minuta, këshillon dritare.net

  • Ngrini trupin

Shtrihuni me kurriz, vendosni shiritin te këmbët dhe ngrini trupin. Bëjeni të paktën 20 herë.

  •  Ushtroni kofshët

Kjo është një stërvitje e rëndësishme për kofshët. Vendosni shiritin te kofshët dhe tërhiqeni këmbën prapa. Përsëriteni 10-15 herë për çdo këmbë.

  • Stërvitje deltoide

Vendos shiritin në tokë, shkeleni me këmbë, kapeni me dorë dhe bëni lëvizje me krah. Përsëriteni 15-20 herë.

  • Bëni biceps dhe triceps

Vendoseni shiritin te kyçet e duarve dhe tërhiqeni vazhdimisht. Kjo do t’ju forcojë muskujt.

  • Stërvitja e muskujve të parakrahut

  • Zgjatje

A i keni provuar këto ushtrime? A ju pëlqyen? Epo i bëni vazhdimisht, vetëm n◄ këtë mënyrë do të dobësoheni shpejt dhe shëndetshëm./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.