Me kë e ka kjo Fatma, me kë e ka?

Fatma Haxhialiu, ka vendosur që përmes një story në instagram, të godasë tërthorazi disa kolege të saj në teelvizion.

Konkretisht, Fatma ka sulmuar disa, autore programesh në vendin tonë, edhe pse nuk ka përmendur emra konkretë duket se ajo është mjaft e revoltuar në këtë aspekt.

“Të vjen për të vjellë me titullin autore në ekranet shqiptare. Nuk ngeli më i paaftë pa i vënë vetes këtë titull. Lërini ndonjë gjë edhe atyre gazetarëve që kanë vite që punojnë për ekranin e që meritojnë më shumë se kushdo titullin autore. Ato që punojnë për ju pas skene, ato që kanë idetë, e që për fat të keq nuk u rritën kurrë në detyrë, se në këtë vend sa më i paaftë të jesh, aq më shumë tituk mund t’i lejosh vetes. Njerëz që nuk dinë të formulojnë një fjali dhe i shikon autore programesh,” shkruan Fatma. “Siç tha një kolege, na bëni një nder dhe mos na thërrisni më autore, por krizantemë ose tulipan.”-shton ajo.

LEXO DHE :  Ja cilat janë cilësitë e çdo shenje astrologjike

Me dikë e ka kjo Fatma, po se me kë, atë nuk e dimë./ I.M-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.