Me Haileyn përkrah, Justin Bieber vazhdon e qan për Selenën
Dritare.net
Këtë herë ai ishte në makinë me bashkëshorten e tij, Hailey Baldwin. Ai vazhdonte në të njëjtën gjendje, dhe qante, ndërsa Haliey po i qëndronte pranë.
Burime nga Biber thonë që ai është mërzitur vërtet shumë për gjendjen e ish të dashurës dhe se Selena ka një vend të veçantë në zemrën e tij.
Ditën e djeshme Justin Bieber e ka kaluar pothuajse vetëm, ai shkoi në një vend pa njerëz dhe qëndroi aty derisa mbërriti në kishë për t’u ngushëlluar e më pas takoi bashkëshorten e tij, të cilës nuk ia ka fshehur hidhërimin.
"Pavarësisht të gjithave, Justin dëshiron më të mirën për Selenën. Kur ata u lidhën sërish bashkë, shkuan në spital për të kontrolluar shëndetin s e saj dhe si kishte ndikuar Justin te ajo. Ai e kupton dhe e di sesa serioze është situata", është shprehur burimi.
Selena Gomez po përmirësohet,dhe momentalisht po merr mbështetje nga stafi mjekësor, miqtë dhe familja e saj./E.B-dritare.net