Mësohet se një shtetase ende e paidentifikuar, rreth 70-vjeçare është gjetur e mbytur në lagjen nr.13 në zonën e plazhit në Durrës.
Policia ka njoftuar se gruaja është rreth 70 vjeçare, me flokë të gjata e të thinjura dhe e veshur me rroba të zeza.
Ne breg të detit janë gjetur një shkop, një çantë ngjyrë e zëzë dhe një pal këpucë ngjyrë blu. Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune./ I.M-Dritare.net