Mbyllja e qeverisë amerikane/ Bisedimet bien poshtë pa marrëveshje

Bisedimet midis republikanëve të Kongresit dhe demokratëve që kanë për qëllim shmangien e një mbylljeje të qeverisë amerikane kanë rënë poshtë pa marrëveshje. Negociatorët shpresonin për një marrëveshje të hënën për t’i dhënë Kongresit kohë për të kaluar legjislacionin deri të premten, kur marrëveshja e financimit federal të muajit të kaluar mbaron. Qendra e mosmarrëveshjes përqendrohet në këmbënguljen e presidentit, Donald Trump në një projektligj që financon ndërtimin e një muri ndaj Meksikës. Mbyllja e mëparshme, që zgjati 35 ditë, ishte më i gjatë në historinë amerikane, informon dritare.net

LEXO DHE :  Shkaku i vdekjes së bosit të Chanel, Karl Lagerfeld!

Pengesa e fundit është ngritur për shkak se, demokratët duan që Imigracioni dhe Doganat të përqendrohen në ndalimin e emigrantëve me rekorde kriminale, në vend të atyre që kanë tejkaluar vizat, duke kufizuar numrin tavan që kanë vendosur qendrat e tyre të ndalimit, raporton New York Times./K.C/dritare.net

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.