Mbyllja e basteve dhe kazinove/ Ahmetaj: Ja c’do të ndodhë me ata që dalin të papunë!

Gjatë fjalës së tij, në Kuvend, ministri i Financave, Arben Ahmetaj foli edhe për çështjen e mbylljes së basteve sportive dhe kazinove elektronike.

Ahmetaj u shpreh se, po përgatitet një program rikualifikimi,  për të gjithë ata që do të dalin të papunë nga mbyllja e kazinove dhe pikave të basteve.

Po përgatisim një program rikualifikimi për të gjithë ata që do të dalin të papunë nga shërbimet e kësaj industrie. Shërbimi Kombëtar i Punës ka nisur punën për hartimin e një programi specifik për një rikualifikim të detyrueshëm. Është iniciativë për t’u përshëndetur dhe mbështetur”, u shpreh Ahmetaj, ndërsa theksoi se kjo industry u kthye në plagë sociale për vendin, ndaj edhe u mor një vendim drastik për t’i dhënë zgjidhje një herë e mirë. Në 1 janar nuk do të ketë më pika bastesh dhe kazino elektronike. Çfarë do të bëhet me të ardhurat që nuk do të mbledhë buxheti i shtetit dhe me të punësuarit? Janë shqetësime me bazë, por në raport me plagën sociale, prevalon mbyllja e basteve dhe kazinove.”, theksoi Ahmetaj./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Rama i përgjigjet një studentje: Respektojmë protestën, por duhet t’u themi boll atyre që refuzojnë dialogun me urdhër partie

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.