Mbyllja e basteve dhe kazinove, 570 euro më shumë për familje, në vit

Vendimi i qeverisë për mbylljen e plotë të basteve shoqërohet me një efekt ekonomik, si në familjet e lojtarëve, ashtu edhe në buxhetin e shtetit.

E ndërsa shteti do të duhet të llogarisë një rënie prej 54 milionë dollarësh, shuma e mbledhur nga taksimi i lojrave të fatit në 2017-n, efekti pozitiv pritet të jetë shumë më i madh.

Të dhënat zyrtare tregojnë se shqiptarët luajnë mesatarisht 140-150 milionë euro në vit në pikat e basteve, por studime të pavarura tregojnë se realisht, shuma e luajtur është shumë më e lartë, rreth 400 milionë euro ose sa 5% e PBB-së.

Kjo do të thotë që mesatarisht, mbyllja e basteve i kursen çdo familje shqiptare 570 euro në vit, por duke vlerësuar se jo të gjithë luajnë në mënyrë aktive, efekti shumëfishohet në familjet e lojtarëve aktivë.

LEXO DHE :  Mos i humb këto foto, nga jeta bashkëshortore

Efekti social është efekti i parë i dëshiruar i këtij ligji, por në vitet në vijim, pritet të vërehet edhe një efekt i ri pozitiv, që do të kompensojë me humbjen momentale të vendeve të punës në sektorin e basteve.

Këto 400 milionë euro çdo vit të rikthyera në ekonomi do të rrisin konsumin e drejtëpërdrejtë të popullatës dhe do të gjenerojnë një aktivitet të shtuar ekonomik në fusha të tjera, çka përkethehet gjithashtu në punësim.

Është ende herët për të vlerësuar se cili do të jetë impakti real mbi punësimin apo sektorët që do të përfitojnë më shumë, por rezultatet pozitive pritet në punësim pritet që të ndihen që në gjashtëmujorin e dytë të vitit të ardhshëm./lexo.al/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.